Pasojat e luftës, deri në 10 milionë njerëz në Ukrainë mund të vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor

December 20, 2022
1 minut lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se 10 milionë njerëz, ose afërsisht një e katërta e popullsisë së Ukrainës, mund të vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor për shkak të luftës.

OBSH vlerëson se deri në 10 milionë njerëz janë në rrezik nga një formë e një çrregullimi mendor, që varion nga ankthi dhe stresi në kushte më të rënda”, tha Jarno Habicht, përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë.

Kushtet e rënda përfshijnë çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD). Rastet rriten pas 10 muajsh konflikti, duke bërë që një agjenci e veçantë e OKB-së të nisë shërbime mbështetëse në internet.

Deri më tani, të paktën 700 sulme ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Ukrainës, tregojnë të dhënat e OBSH-së, dhe sulmet e shtuara të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike që nga tetori, i kanë shtuar sfidat duke shkaktuar ndërprerje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Abdixhiku: Thellimi i bashkëpunimit mes CDU-së dhe LDK-së do të vazhdojë

Story i radhës

Sigal Prishtina hesht polakët

Të fundit nga

ShkoLartë