Pasi u bënë “tapë” në lokal vranë të riun me sende të forta/ Apeli i Tiranës lë në fuqi dënimin për dy autorët dhe vëllanë e viktimës

May 16, 2022
min lexim

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi dënimin e caktuar nga Gjykata e Dibrës për tre të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës më 17 shtator të vitit 2019.

Pasi kishin konsumuar alkool në ambientet e një lokali në fshat Qazim Plaku 24-vjeç plagosi me thikë 24-vjeçarin Myrtezan Hysa, 24 vjeç. Më pas ky i fundit në bashkëpunim me vëllanë e tij qëlluan me sende të forta vëllanë e 24-vjeçarit, Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ai humbi jetën në spital.

Një vit pas ngjarjes në shtator të vitit 2020, Gjykata e Dibrës vendosi dënimin me 18 vite burg për Myrteza Hysën, 3 vite burg për Qazim Plakun dhe dy vite burg për Jurgen Hysën.

Ka qenë Myrteza Hysa ai që ka kërkuar prishje të vendimit të Gjykatës së Dibrës duke e çuar çështjen në Apel, por kjo e fundit ka vendosur të lërë në fuqi dënimin e tyre.

Njoftimi i plotë

Me datë 17.09.2019, rreth orës 03:00, është njoftuar salla Operative Dibër, se në spitalin rajonal Peshkopi janë paraqitur shtetasit me iniciale D.P dhe M.H të dëmtuar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe rezulton se në fshatin Sllatinë, Dibër gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali, dyshohet se shtetasi me iniciale Q.P ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale M.H dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin  me iniciale D.P, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Kjo ngjarje është raportuar në media, ndaj ju njoftojmë sa më poshtë:

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurve me iniciale M.H, Q.P dhe J.H të akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje me dashje”, “Plagosjes së rëndë në gjëndje të tronditjes së fortë psikike” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”,  të parashikuara nga nenet 76,  88/ a dhe 89 të  K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër,  me vendimin nr. 131, datë 11.11.2020 ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H për veprën penale të “Vrasje me dashje”, të parashikuar nga nenet 76 dhe dënimin e tij me 18 ( tetëmbëdhjetë) vite burgim.

2.Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurit M.H i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet 12 ( dymbëdhjetë) vite burgim.

3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.P, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë në gjëndje të tronditjes së fortë psikike”, të parashikuar nga nenit 88/a i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

4.Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurit Q.P i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 ( dy)  vite burgim.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurit J.H, për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, të parashikuar nga nenit 89 K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

6.Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurit J.H i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga:

-I pandehuri me iniciale M.H i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe pushimin e çështjes penale, sepse të gjitha veprimet e kryera nga i pandehuri M.H janë veprime të detyruara për të mbrojtur jetën.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Valdete Hoxha dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe z.Ilir Toska, me vendimin nr. 434, datë 16.05.2022 vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.131, datë 11.11.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inter interesohet për Luis Suarez

Story i radhës

Policia e Ferizajt shqiptoi 530 gjoba brenda javës për tejkalim të shpejtësisë

Të fundit nga

ShkoLartë