Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

Në seancë të improvizuar të Kuvendit në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, Fronti Europian në udhëheqjen e Ali Ahmetit zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën, përcjell TV21. Më pas seanca e improvizuar u drejtua nga Sela, ku me “shumicë votash” u miratuan ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, ndërsa edhe presidenti i shtetit u zgjodh në “Kuvend” me 2/3 e votave.

“Konstatoj se për ndryshimet kushtetuese janë të gjithë deputetët, 120 deputetë, prandaj është e pabazë të pyes se kush është “kundër”, ose i “përmbajtur”, konstatoj se me 120 vota “për” propozim ndryshimet kushtetuese të RMV-së u miratuan. Urime dhe suksese. Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, ndërsa në bazë të raportit të KSHZ-së, e lus Bujar Osmanin, presidentin e RMV-së që të japë deklaratë solemne”, tha mes tjerash Sela në seancën e improvizuar.

Story i mëparshëm

​Szunyog: Kosova nuk ka marrë parasysh komentet e BE-së për disa ligje

Story i radhës

Specializantët privatë vazhdojnëgrevën

Të fundit nga