Pasi largoi 11 mijë punonjës, Meta anulon tre produkte

1 minut lexim

Meta ka vendosur të tërheqë produktin Portal të video thirrjeve së bashku me dy projektet e orëve inteligjente të cilat nuk u lançuan kurrë ndërsa kompania shkurtoi 11 mijë vende pune.

Reuters raportoi ditën e Hënë se kompania kishte planifikuar të “vrasë” Portal dhe projektet e orëve inteligjente.

Në heshtje të plotë Meta kishte vendosur të ndalonte prodhimin e pajisjeve Portal për konsumatorët në Qershor, dhe ndërpreu zhvillimin e orëve inteligjente, njërës prej tyre me emrin e koduar Milan, e cila duhej të debutonte në Pranverën e 2023 për 350 dollarë.

Planet e Facebook për një orë inteligjente datonin që prej Qershorit 2021. Por tani Meta ka vendosur të tërhiqte plotësisht sipas burimeve të afërta me çështjen.

Pothuajse gjysma e 11 mijë punonjësve të larguar ishin në divizionet e teknologjisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Grupi i pakënaqur i Alternativës kërkon shkarkimin e ministrit Sali

Story i radhës

Kthehet në funksion njësia B-2 e Termocentralit B

Të fundit nga