Aktorja dhe blogerja Dea Mishel zbuloi disa kohë më parë se i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur vetë teksa realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Mungesa e postimeve me njëri-tjetrin nxitën dyshimet se çifti nuk ishin më bashkë. Një ndjekës e pyeti nëse ajo i ka dhënë fund romancës dhe blogerja pa dhënë më shumë detaje u përgjigj thjeshtë me një ‘Po’.
E ftuar në “E Diell”, aktorja ka treguar se çfarë raporti ruan ajo tashmë me ish-partnerin e saj. Dea shpreh se e vetmja gjë që ka mbetur mes tyre është respekti dhe nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.
“Jemi dy njerëz të ndarë, kemi shumë respekt për njëri- tjetrin dhe nuk ka zënka nuk ka asgjë. Nuk ka më më le ti të lashë unë… normal që në fillime janë këto gjëra kur ndahesh por tani jo më, janë sheshuar gjërat. Nuk ruajmë një raport miqësor”- tha Mishel.
Kujtojmë se Dea pati një lidhje të gjatë dhe për këtë raport ka folur gjithnjë nëpër intervista e ndante shumë foto, video e detaje në mediat sociale. Megjithatë, një vit më parë, ajo pati treguar se “duhen shumë por zihen si macja me miun çdo dhjetë minuta”.