Pasi i çoi trupat në kufij, Putini e merr këtë vendim rreth tokave të Ukrainës – SHBA i reagon ashpër

February 16, 2022
1 minut lexim

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Rusia do ta minonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe do ta shkilte ligjin ndërkombëtar në rast se do t’i njihte dy republikat separatiste të vetëshpallura në Ukrainën lindore.

Kjo ishte temë diskutimi edhe dje mes kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Duma ruse miratoi njohjen e të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut si “të pavarura”, një hap përshkallëzues që zvogëlon përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut dhe do të çonte në një përgjigje të fortë”, shkroi në Twitter zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, duke e shpërndarë deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Këtë ia tha dje edhe Scholz Putinit. Sipas tij, kjo do t’i jepte fund marrëveshjes së Minskut.

“Miratimi i kësaj rezolute do ta minonte më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, do të përbënte një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar, do ta vinte në pikëpyetje të mëtejshme angazhimin e deklaruar të Rusisë për të vazhduar angazhimin në diplomaci për të arritur një zgjidhje paqësore të kësaj krize , dhe kërkojnë një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur nga Shtetet e Bashkuara në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë, e njohur si Duma, ka votuar dje për t’i kërkuar zyrtarisht Presidentit Vladimir Putin që ta njohë pavarësinë e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, duke i rritur, me gjasë, tensionet.

Kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin, tha se rezoluta do t’i dërgohet Putinit menjëherë. Kremlini deri më tash nuk e ka publikuar pozicionin e vet për këtë propozim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Monika tregon çfarë i tha nëna pas daljes nga BBV: Po nuk ke ngrënë fare…

Story i radhës

Rusia, shteti i korruptuar që admirojnë analistët shqiptarë të medias

Të fundit nga

ShkoLartë