Ekipi i Edon Zhegrovës, Lille, sonte do ta nis aventurën në garën më të fortë evropiane për klube, Champions League.
Lille do të udhëtojë për në Portugali, ku në “Estadio Jose Alvalade” do të ndeshet me Sporting Lisbonën nga ora 21:00.
Në këtë ndeshje, favorit absolut konsiderohen vendasit, pavarësisht formës së mirë të ekipit francez, Lille.
Meritat kryesore për kualifikimin e Lille në Champions i ka Zhegrova pasi shënoi në dy ndeshjet kualifikuese kundër Slavia Pragës, duke i çuar francezët në garën më madhore.
Këtë vit ka ndryshuar formati i Champions League, pasi më gara nuk do të zhvillohet në grupe. Këtë herë, tetë nga 36 ekipet sa janë në garë do të kualifikohen direkt në 1/8 e finales, kurse duke nisur nga vendi i nëntë e deri në të 26-in do të luajnë në play-off për 1/16-ën e finales.
Burimi: botasot.info