Pasi e ëma tha se Paris ‘po luftonte’ të mbetej shtatzënë, reagon trashëgimtarja

min lexim

Si pothuajse çdo çift i sapomartuar, edhe Paris Hilton dhe Carter Reum nuk po i shpëtojnë dot pyetjes se kur do të bëhen prindër. Për këtë arsye, Paris i është drejtuar Instagramit për t’i sqaruar njerëzit njëherë e mirë se ç’mendojnë ajo dhe partneri për krijimin e familjes.

“Po marr shumë mesazhe nga njerëz që më pyesin se kur do bëj një fëmijë”, shkroi trashëgimtarja 41-vjeçare në Instagram Stories. “Burri im dhe unë gjithmonë kemi dashur të shijojmë vitin e parë të martesës së bashku si çift dhe ne po planifikojmë ta krijojmë familjen tonë në vitin 2023.”

Pasi e quajti IVF-në një “udhëtim”, Paris shkroi se ajo ka “shumë embrione të shëndetshme gati dhe që presin të jenë pjesë e ekuipazhit [të saj]”.

“Kam një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur pune dhe udhëtimesh, por asgjë nuk më emocionon më shumë sesa të bëhem nënë në vitin 2023!” –përfundoi ajo.

Sqarimi i Paris erdhi një ditë pasi nëna e saj, Kathy Hilton, tha për “E! News” se ishte zemërthyer që vajza e saj e madhe po luftonte për të mbetur shtatzënë.

Kur u pyet në lidhje me pretendimin e nënës së saj të nesërmen, Paris u shpreh për TMZ se nuk e dinte se ku Kathy e mori atë informacion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kontrabandë me naftën? Shqipëria importon më pak se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ka më shumë makina

Story i radhës

Studentët e Shkupit marshuan për kushte dhe standarde më të mira

Të fundit nga