Mijëra qytetarë korçare të besimit ortodoks dhe jo vetëm janë bërë bashkë për të pritur lajmin e mirë të ringjalljes së Jezu Krishtit në sheshin e katedrales së Korçës, lajm të cilin e ka dhënë At Ilia Kotnani i cili gjatë mesazhit të tij ka folur për rëndësinë e fitores së jetës mbi vdekjen
Thomaq Lubonja jeton në Gjermani dhe ka zgjedhur ditën e Pashkës në sheshin e katedrales së qytetit të Korçës për të kërkuar dorën Viola Jorgjit me të cilën ka 3 vite njohje
Pjesë e lajmit të ringjalljes janë bërë jo vetëm korçare por e të tjerë që kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit por dhe nga Greqia ku jetojnë e punojnë si emigrantë
Nata e Pashkës është festuar edhe në kisha të tjera të juglindjes së vendit, të ato të besimit katolik dhe protestant
Atmosfera e Pashkëve është ndjerë edhe në qytetin e Durrësit, ku qindra besimtarë katolikë dhe ortodoksë janë drejtuar drejt kishave për të ndjekur meshat dhe ritualet që simbolizojnë ringjalljen e Krishtit.
Të mbushur me ndjenja përkushtimi dhe shprese, qytetarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe, dashuri dhe harmoni në familjet e tyre.
E diela e Pashkëve është për ta një ditë reflektimi dhe rilindjeje shpirtërore.
Në Katedralen e Shën Luçisë dhe në Kishën Ortodokse të Shën Astit, liturgjitë e organizuara janë ndjekur me devotshmëri nga dhjetëra besimtarë që kremtojnë këtë festë të rëndësishme të krishterë.
Burimi: botasot.info