2
Shkup, 1 maj – Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për reshje të shkurta lokale të shiut dhe dukuri të bubullimave të rralla. Temperatura maksimale do të jetë në interval prek 21 deri 19 gradë.
Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e matur, në disa pjesë të fushëgropës kohë pas kohe e prëforcuar nga drejtimi verior. Pasdite dhe në orët e mbrëmjet në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla.
Pason periudha e motit të ngrohtë. Nesër do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla. Për fundjavë moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me temperaturë maksimale deri 30 gradë.
Nga e hëna e javës së ardhshme pritet mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.
BURIMI: zhurnal.mk