Pasdite dhe gjatë natës priten reshje shiu dhe bubullima

1 minut lexim

Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite dhe gjatë natës në disa vende do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 28 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup, informon DPHM, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa kah fundi i ditës vranësira do të rritet. Gjatë natës në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të bie deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 30 gradë.

Gjatë gjithë javës do të mbajë mot i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullima.

Story i mëparshëm

Jo vetëm në mëngjes dhe gjatë ditës, ja pse njerëzit në mbarë botën konsumojnë kafe pas darke

Story i radhës

Mirlind Daku i bën premtimin live gruas së ‘Katanës’, flet për tatuazhin

Të fundit nga