Maqedonia me Veriut dhe Mali I Zi renditen ne vendin e 40-të me 129 destinacione pa viza përkatësisht dhe Kosova renditet në vend të 63-të, ku poseduesit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 80 destinacione të ndryshme.
Po cila pasaportë është më e fuqishmja në botë?
Viti i ri ka lajme të mira për Singaporin, pasi vendi kryeson renditjen tremujore të pasaportave më të fuqishme në botë.
Mbajtësit e pasaportës së Singaporit gëzojnë akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, sipas Indeksit të Pasaportave Henley, më shumë se qytetarët e çdo vendi tjetër në planet.
Japonia është e dyta në renditje, me 193 destinacione, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke rifituar aksesin pa viza në Kinën fqinje për herë të parë që nga bllokimet e Covid-19.
Shtetet anëtare të BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin e tretë, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me akses në 192 destinacione pa viza.
Pozicioni i katërt në renditje është një dëshmi e fuqisë së zonës Shengen pa kufij të Bashkimit Europian, e cila garanton lëvizjen e lirë për më shumë se 425 milionë qytetarë të BE-së. Në zonën Schengen bëjnë pjesë shtatë vende të BE-së, secili me akses pa viza në 191 destinacione: Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Norvegji dhe Suedi.
Në vendin e pestë janë pesë vende – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Britania e Madhe – që të gjitha kanë akses pa viza në 190 destinacione.
Hendeku i lëvizshmërisë
Tani në vitin e tij të 20-të, indeksi, i krijuar nga firma globale e konsulencës Henley & Partners me bazë në Londër, gjurmon liritë globale në 227 vende dhe territore anembanë botës, duke përdorur të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
Në anën e kundërt të renditjes, në vendin e 106, Afganistani mbetet në vendin e fundit, me akses pa viza në vetëm 26 destinacione, dy më pak se një vit më parë. Siria është në vendin e 105 (me 27 destinacione) dhe Iraku është në vendin 104 (me 31 destinacione).
Kjo do të thotë se hendeku mes lirisë së të udhëtimit, që gëzojnë qytetarët në krye dhe në fund të renditjes nuk ka qenë kurrë më i madh.
Ndryshimet në renditje
Pjesa tjetër e top 10-ës dominohet nga vendet europiane, me disa përjashtime. Australia dhe Greqia janë në vendin e gjashtë, ndërsa Malta, Polonia dhe Kanadaja janë në vendin e shtatë.
Vendi i tetë ndahet nga Çekia dhe Hungaria, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Estonia janë në vendin e 9-të, dhe në vendin e 10-të ndodhet Letonia, Lituania, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga historitë më të mëdha të suksesit të indeksit në lëvizshmërinë globale, duke siguruar akses në 72 destinacione shtesë që nga viti 2015, duke e lejuar vendin të ngjitet me 32 vende, në vendin e 10-të me akses pa viza në 185 destinacione.
Kina është gjithashtu një ‘ngjitëse’ e madhe, nga vendi i 94-të në 2015-ën në vendin e 60-të në 2025-ën.
Vetëm 22 nga 199 pasaportat e botës kanë rënë në renditje në dekadën e fundit.
Venezuela është në vendin e parë, e ndjekur nga SHBA si vendi i dytë me rënien më të lartë. Ka rënë shtatë vende nga 2 në 9.
Arkipelagu i Paqësorit Jugor i Vanuatu është në vendin e katërt, i ndjekur nga pasaporta britanike në vendin e pestë – dikur në krye të renditjes së pasaportave më të fuqishme. Kanadaja është në vendin e pestë në listën e ‘humbësve’, pasi ka rënë tre vende në renditje në dekadën e fundit.
Lista e Henley & Partners është një nga disa indekset e krijuara nga firmat financiare për të renditur pasaportat globale sipas aksesit që ato u ofrojnë qytetarëve të tyre.
Indeksi i Pasaportave të Arton Capital merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve – Tajvani, Makao, Hong Kongu, Kosova, territoret palestineze dhe Vatikani. Territoret e aneksuara nga vendet e tjera janë të përjashtuara.
Ai gjithashtu përditësohet në kohë reale gjatë gjithë vitit, por të dhënat e tij mblidhen nga monitorimi i afërt i portaleve të qeverive individuale.
Global Passport Power Rank 2025 i Arton i vendos Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin e parë, me një rezultat pa viza prej 180 vende. Vendi i dytë mbahet nga Spanja, me një rezultat 179.
Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025
Singapor (195 destinacione)
Japonia (193)
Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Finlanda, Koreja e Jugut (192)
Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Norvegjia (191)
Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar (190)
Greqia, Australia (189)
Kanadaja, Polonia, Malta (188)
Hungaria, Çekia (187)
Estonia, Shtetet e Bashkuara (186)
Lituania, Letonia, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe (185). / CNN
Burimi: TV KLAN