Pas zjarrit në fushën e mbetjeve në Elbasan e Fier, Policia rrethon landfillin e Tiranës

Policia rrethon edhe landfillin e Tiranës.

Pas zjarrit në landfillin e Elbasanit dhe tentativave për vënie zjarri që ende nuk janë sqaruar për një zjarr në landfillin e Fierit, janë marrë masa edhe për atë të Tiranës nga autoritetet.

Gjatë orëve të mbrëmjes patrulla policore kanë kryer vëzhgim në terren me qëllim parandalimin e ndonjë episodi të tillë të mundshëm.

Sipas informacioneve mësohet se policia dhe Ministria e Brendshme kanë dhëna udhëzime për shtimin e vigjilencës në afërsi të këtij landfilli. Patrulla të komisariatit nr 6, po patrullojnë zonën për ndonjë ngjarje të mundshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbi 100 mijë të evakuuar në Pakistan si pasojë e përmbytjeve të ashpra

Story i radhës

Kurti niset për në Slloveni për Forumin Strategjik të Bledit

Të fundit nga