pas zerave per renie ftesash joz marku konfirmon kam dasme ne kosove javen tjeter 685efc828837a

Pas zërave për rënie ftesash, Joz Marku konfirmon: Kam dasmë në Kosovë javën tjetër

June 27, 2025
1 minut lexim

Këngëtari i njohur, Joz Marku, ka hapur një bisedë me ndjekësit e tij në Instastory, ku ndau disa të vërteta dhe sqarime për karrierën dhe jetën personale.

Një prej pyetjeve që mori më shumë vëmendje ishte: “A këndon ende në dasma në Kosovë?”. Jozi u përgjigj me qartësi: “Po, bëj dasma, madje javën tjetër kam një në Kosovë”.

Me këtë përgjigje, ai i dha fund hamendësimeve të disa ndjekësve, të cilët pas incidentit të përfolur me Gjestin kishin sugjeruar se ai mund të humbiste interesin nga organizatorët e dasmave në Kosovë.

Përkundrazi, duket se Jozi vazhdon të jetë i angazhuar dhe i kërkuar në mbrëmje dhe evente festive.

Gjatë bisedës virtuale, ai mori edhe shumë komplimente dhe mbështetje nga fansat, të cilët vlerësuan energjinë e tij në skenë dhe qëndrimin pozitiv.

Ndjekësit nuk kursyen as pyetjet rreth fizikut të tij, pasi Jozi shpesh ndan fotoggrafi ku tregon muskujt e tonifikuar.

Disa e pyetën rreth palestrës, duke u treguar kuriozë për stilin e jetës që mban.

Ky komunikim i hapur me fansat konfirmon edhe njëherë lidhjen e fortë të Jozit me publikun dhe dëshirën e tij për të qëndruar pranë tyre, pa filtra dhe me sinqeritet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

riad rashiti kandidon per kryetar te gjilanit nga radhet e pdk se 685efb5688349
Lajmi i mëparshëm

Riad Rashiti kandidon për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së

124 mjeke te rinj specializante nenshkruajne kontraten me ministrine e shendetesise 685f0f425d77b
Lajmi i radhës

124 mjekë të rinj specializantë/ Nënshkruajnë kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë

Të fundit nga

“OZR”, panair me prodhime vendore në Kumanovë

1 Kumanovë, 7 dhjetor – Oda Rajonale e Zejtarëve në Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin për Planifikim Strategjik, Hartim Politikash, Monitorim dhe Zhvillim Ekonomik Lokal, pranë komunës së Kumnaovës, nga data 25
ShkoLartë