riad rashiti kandidon per kryetar te gjilanit nga radhet e pdk se 685efb5688349

Riad Rashiti kandidon për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së

June 27, 2025
1 minut lexim

Sot, me vota unanime kryesia e degës dhe struktura e Partisë Demokratike në Gjilan, nominuan kandidaturën e Riad Rashiti për të garuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

” Rashiti, plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për të garuar nën llogon e PDK-së, sepse rrugëtimi i tij politik tashmë i ka përmbushur pothuajse dy dekada.

Ai përherë ka treguar stabilitet politik, përkushtim, besueshmëri, dije e guxim.

Dy mandate asambleist i dalluar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, dy herë drejtor drejtoratesh, kandidat për deputet e tashmë edhe kryetar dege.

Përtej pozicioneve politike, ai është profesionist i përkushtuar në lëminë e ekonomisë, e ku ka përfunduar edhe magjistraturë në Universitetin e Lublanës në drejtimin menaxhment financiar, fushë në të cilën operon tash e sa vite në sektorin privat.

Kjo e bën atë një kandidat të kompletuar, i cili sjell dije praktike, vizion zhvillimor dhe lidership të dëshmuar.

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan beson fuqishëm se z. Riad Rashiti është njeriu i duhur për të udhëhequr komunën në një fazë të re të zhvillimit dhe transformimit”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

deputetet me 2 korrik do te diskutojne per ribalancin e buxhetit ne rmv 685ef796128ae
Lajmi i mëparshëm

Deputetët më 2 korrik do të diskutojnë për ribalancin e buxhetit në RMV

pas zerave per renie ftesash joz marku konfirmon kam dasme ne kosove javen tjeter 685efc828837a
Lajmi i radhës

Pas zërave për rënie ftesash, Joz Marku konfirmon: Kam dasmë në Kosovë javën tjetër

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë