​Pas vërshimeve në Rahovec, Latifi: Ende nuk dihet vlera e dëmeve

min lexim

Vërshimet e djeshme në Rahovec kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë ekonomi familjare, biznese dhe toka bujqësore. Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se sot gjendja është qetësuar dhe se janë duke mbledhur të dhëna për dëmet, mirëpo që ende nuk dihet sakte vlera e tyre.

Latifi tha se komisionet që nga dita e nesërme do të dalin në terren për t’i evidentuar dëmet që u janë bërë banorëve të kësaj komune. Sipas tij, kanë mjaftë fakte me incizime që flasin për dëmet.

“Është qetësuar gjendja pasi nuk ka reshje nga pasditja e djeshme dhe tash jemi duke marrë masa, ndërhyrje. Po punojmë me njësitë e zjarrfikëseve dhe po grumbullojmë të dhëna në mënyrë që të kemi lehtësira për komisionet të cilat do të dalin nga nesër në terren për t’i evidentuar dëmet në amvisëri, në ekonomi familjare, biznese, infrastrukturë publike, dhe bujqësi… Nuk mund ta dimë vlerën e dëmtimeve, duhet verifikuar përmes komisioneve në terren. Ka mjaftë video, ingjizime të cilat flasin që dëmet janë të konsiderusheme”, tha ai.

Ai tha se ka ardhur edhe ekipi i FSK-së dhe janë duke shikuar gjendjen për mundësinë e ndërhyrje me makineritë e tyre dhe për hapjen e disa pjesëve ku nuk ka arritur komuna. Ndërsa ka kërkuar t’i hapin disa kanale për ta lehtësuar gjendjen në qoftë se rrezikohet sërish në të ardhmen.

“Ka ardhur ekipi i FSK-së dhe është duke incizuar, vlerësuar, analizuar gjendjen për mundësinë e ndërhyrjes me makinerinë e tyre për hapjen e disa pjesëve ku ne s’kemi arritur…Ata veçse janë duke e bërë një raport sipas protokollit të tyre, i cili dërgohet në qendrën kombëtare të operacioneve emergjente dhe besoj se FSK-ja do të ketë dokument për të marrë veprime të nevojshme emergjente, për ta ndihmuar stabilizimin e qëndrueshëm të gjendjes këtu te ne. Shpresoj se do të hynë me makineri dhe t’i hapin disa fyte të ngushtë, sigurisht në pjesën që lidhen me Drinin e Bardhë, do të hapin kanale që janë të nevojshme për ta lehtësuar situatën në qoftë se rrezikohet në të ardhmen”, tha Latifi.

Latifi tha se ka familje të cilat janë dëmtuar, mirëpo jo të evokuara, pasi sipas tij nuk ka pasur ndonjë kërkesë nga banorët për evokim.

Më tej, ai tha se si komunë nuk kanë mundësi t’i dalin në ndihmë banorëve të cilët janë dëmtuar nga vërshimet, porse tha se do të insistojnë nga nivelet qendrore të ketë një pako emergjente për mbulimin e dëmeve.

“Ka familje që janë dëmtuar, por evokuar jo, për shkak se s’kemi pas ndonjë kërkesë të kësaj natyrë…Ne si komunë, nuk kemi mundësi, sepse zakonisht në këto raste ndërhyn niveli qendror. Ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë me insistim që të këtë një pako emergjente për mbulimin e dëmeve ose kompensimin e tyre të cilat janë shkaktuar nga vërshimet”, ka shtuar Latifi.

Latifi tha se po presin përgjigje nga Qeveria për ndërhyrje të dëmeve.

“Po presim përgjigje nga qeveria, zotime kemi marrë. Të shohim pas incizimit të thellë të gjendjes, evidentimit, regjistrimit të dëmeve, përgatitjes së raportit final, ne do të kërkojmë pastaj patjetër ndërhyrje”, tha ai.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezim bashkë me kryetarët e komunave dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse kanë vizituar komunat e prekura. Të njëjtit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.

Përndryshe, dje janë vërshuar dhe përmbytur në komunën e Rahovecit afër 4565 hektar. Brenda zonës së vërshuar janë rrezikuar afër 11 000 banorë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leicester thyen rekordin negativ të këtij sezoni

Story i radhës

Publikohet “korniza e re” e dialogut Kosovë-Serbi: Marrëveshja në vitin 2023, njohja reciproke në tryezë pas 10 vjetësh

Të fundit nga