Pas ullirit “fshihej vdekja”, si u ekzekutua Sanaj te Kodra e Diellit, autori e priti dhe e qëlloi

October 31, 2022
min lexim

Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes ku u vra Briken Sanaj te Kodra e Diellit në Tiranë. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, ka siguruar pamjet ku shihet qartë, vendi se ku fshihej autori, si dhe vendi se ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Briken Sanaj.

Në foto shihet një pemë ulliri, ku dyshohet se është fshehur autori i krimit i cili i ka bërë pritë Briken Sanajt.

Pasi e qëlloi me 3 plumba kallashnikovi, autori zbriti sërish nga po e njëjta rrugë e për t’u larguar më pas drejt autostradës.

Briken Sanaj, që në vogëli njihej me emrin Skerdilajd. Prej një viti ai ishte banor i rezidencës Kodra e Diellit ku ishte regjistruar me emrin Anton Gjini.

Mbrëmjen e djeshme, ai mbërriti në rezidencë nën shoqërinë e dy miqve të tij. Sapo parkoi makinën në garzh, autori i cili e priste i fshehur mes disa shkurresh e qëlloi për vdekje me tre plumba në fytyrë, gjoks e në shpatull.

Në spital, ai u dërgua i pajetë nga dy miqtë e tij me një mjet Audi. Nga verifikimet rezultoi se autori mbante një çantë shpine ku kishte fshehur armën. Ai ka hyrë nga pjesa e pasme e rezidencës, duke kapërcyer telin me gjemba. Ka qëlluar objektivin nga një distancë rreth 30 metra. Rezulton se autori ishte fshehur pas një ulliri dhe kishte fushëpamje të qartë me garazhin ku 39 vjeçari parkonte makinën.

Pas afro 15 minutash një mjet tip “benz” iu vu zjarri në Qafë-Kashar. Dyshohet se u përket autorëve dhe brenda tij, u gjet një armë kallashnikov. Pasi e kanë djegur janë larguar me një tjetër automjet për të humbur çdo gjurmë.

“Benzi” rezultoi i vjedhur dhe targat ishin mbivendosur, të vjedhura në Tiranë para pak ditësh.

Kjo ka ngritur dyshimet e hetuesve, se vrasja e Briken Senajt është kryer me paramendim dhe nga vrasës profesionistë.

Ai dyshohet të jetë mbajtur nën vëzhgim që nga Shëngjini e deri në momentin që mbërriti pranë banesës së tij në kryeqytet.

39 vjeçari rezulton pa precedent penalë. Grupi hetimor po verifikon për ndonjë konflikt të mundshëm të tij. Ndërsa pista kryesore që ka përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes. Në vitin 2012 vëllai i Antonio Sanaj, i njohur edhe me emrin Renato ka kryer një plagosje në Lezhë.

Konfliktet e kishin pikënisjen që në vitin 2010 me disa një familje me origjinë nga Puka, për shkak të ngacmimit të një vajze. Vëllai i viktimës së djeshme, plagosi një prej të afërmve të kësaj familje. Pavarësisht përpjekjeve për pajtim mes dy familjeve, konfliktet vijonin të ishin të hapura.

Image

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të bësh dashuri në çdo moshë…

Story i radhës

Rusia “po rekruton ushtarë afganë të trajnuar nga SHBA-ja”

Të fundit nga

ShkoLartë