“Vera nuk do na gjejë single”. Ishte kjo deklaratë e Gramoz Aliut i njohur si Mozzik, e cila na la të kuptojmë që reperi është gati për një lidhje të re.
Nga ana tjetër edhe ish-partnerja e tij Loredana Zefi, disa ditë më parë u shpreh se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik dhe u përfol për një lidhje me reperin gjerman Raheem Heid, i njohur me pseudonimin “Reezy”. Por, mesa duket e gjithë situata e ditëve të fundit ku njëri gjuan tjetri pret, qenka një “lojë”. Kjo pasi ish-çifti përfliten për një ribashkim për të disatën herë. Ndonëse dyshja e kanë mohuar kategorikisht këtë gjë, një detaj së fundmi ka ngjallur dyshime mbi raportin e tyre.
Faqja në Instagram “Vipat e Bllokut”, kanë postuar një foto shkëputur nga postimet e reperëve në fjalë ku duken në të njëjtën makinë. Mirëpo këto dyshime do të mbeten deri një një konfirmim zyrtar nga dyshja.
Ju kujtojmë që Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Megjithëse fillimisht e fshehën shtatzëninë, ata s’mund të fshihnin më gjatë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Hana.
Një vit më pas ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Një ndarje jo shumë miqësore me deklarata e akuza të forta. Megjithatë çifti u bashkua në 2020 duke sjellë një album të përbashkët. Dhe u ndanë sërish në verën e 2021 duke u shprehur se ‘janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin.’