Pas 18 muajsh nga debutimi i kompjuterëve Mac me procesorët M1, Microsoft ka publikuar një version të Microsoft Teams optimizuar për procesorin e Apple.
Ndërsa versioni i Microsoft Teams për kompjuterët M1 nuk ishte i disponueshëm publikisht, përdoruesit mund ta shkarkonin përmes uebsajtit të kompanisë.
Kompjuterët Mac me procesorët Apple mund të hapin tre lloje aplikacionesh, aplikacionet për iPhone dhe iPad, aplikacionet përmes Rosetta 2 dhe aplikacionet universale ndërtuar për procesorët Apple dhe Intel dhe që shkarkohen nga Mac App Store ose në ueb.
Deri këtë javë Microsoft Teams në macOS funksiononte si aplikacion Intel në procesorin Apple duke përdorur teknologjinë Rosetta 2.
Mungesa e një versioni Teams për kompjuterët Apple M1 shkaktoi kritika të shumta për shkak të impaktit negativ në performancë. /PCWorld Albanian