Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar sot në Kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se ambasadorja pritet që të zhvillojë takim me krerët e dy grupeve parlamentare, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeaj.
Takimi vjen pas mbledhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në KQZ, e kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, Monika Kryemadhi, Damian Gjiknuri, Jorida Tabakun.
“Rreth orës 10:30 pritet të mbërrijë ambasadorja amerikane dhe do të takohet me krerë e grupeve parlamentare të PS Taulant Balla dhe kreun e Grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Ky takim i sotëm vjen pas takimit të djeshëm që ambasadorja zhvilloi në KQZ sa i përket influencave ruse në PD”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.