Distria Krasniqi fitoi dje medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algerisë.
Përveç saj, medalje fitoi edhe xhudistja tjetër Flaka, Loxha, e cila fitoi medalje të bronztë, raporton KosovaPress.
Sot do të zhvillohet dita e tretë e garave ku Kosova do të përfaqësohet nga tetë sportistë dhe ata janë:
Valmir Gllareva-Shigjetari
Edi Dvorani-Shigjetari
Drilon Ibrahimi-Shenjëtari
Akil Gjakova-Xhudo
Arbër Kullashi-Xhudo
Laura Fazliu-Xhudo
Muhamet Ramadani-Atletikë
Shpetim Bajaku-Boks