pas shume kohesh kenga mora fjale rikthehet ne stadiumin arena kombetare 67e26171dc668

Pas shumë kohësh, kënga ‘Mora fjalë’ rikthehet në stadiumin “Arena Kombëtare”

March 25, 2025
1 minut lexim

Kënga e mirënjohur ‘Mora fjalë’, e interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejzës, është rikthyer së lëshuari në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.

“Mora fjalë” u bë hit i atmosferës brenda ekipit kombëtar shqiptar gjatë kualifikueseve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Përveç lojtarëve në zhveshtore, “Mora fjalë” u kthye thuajse në një himn edhe në shkallët e stadiumit ‘Arena Kombëtare’, ku këndohej nga të gjithë tifozët.

@juldeda_

Rikthehet “Mora Fjale” ne stadium. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

♬ original sound – Jul Deda

Kjo këngë e interpretuar nga shqiptarja e madhe, Shkurte Fejza, këndohej edhe në stadiume tjera me zell nga tifozët shqiptarë dhe nuk paramendohej fillimi i një loje të kombëtares kuqezi pa ‘Mora fjalë’.

Megjithatë, kjo këngë ndaloi së lëshuari pas Euro 2024, duke krijuar shumë debat dhe polemika mes tifozëve të kombëtares dhe krerëve të FSHF-së.

Tani pas një pauze disa mujore ky ‘himn’ është rikthyer përsëri në shkallët e stadiumit pasi u lëshua para ndeshjes dhe pas pjesës së parë mbrëmë (e hënë) ndaj Andorrës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Njësoj si në ditën e parë, kjo këngë ngjalli emocione tek të pranishmit dhe thuajse të gjithë tifozët në shkallët e stadiumit iu bashkuan këngës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rrezimi i qeverise kurti permbledhje nga seanca e 25 marsit 2020 67e25db64e6ea
Story i mëparshëm

Rrëzimi i Qeverisë Kurti, përmbledhje nga seanca e 25 marsit 2020

izraeli krijon nje institucion per largimin e palestinezeve 67e264ff31cfe
Story i radhës

Izraeli krijon një institucion për largimin e palestinezëve

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë