Një konflikt ka ndodhur mes dy të moshuarave në Bilisht, ku sipas informacioneve paraprake pas sherrit, njëra prej tyre dyshohet se i ka hedhur solucion në sy tjetrës.
Konflikti mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërsa burime bëjnë me dije se e dëmtuara është në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
65-vjeçarja që tashmë është shoqëruar në komisariatin e Devollit dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që po merret në pyetje lidhur me ngjarjen nga ana e uniformave blu.
Burimi: botasot.info