Pas senacës, reagon avokati Tomë Gashi: Hera e parë që ndodhi kjo në historinë e gjykatave penale ndërkombëtare!

Pas senacës që u mbajt sot në Hagë për katër të akuzuarit, ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Ai ka thënë se ajo që ndodhi në Hagë është hera e parë që “dikush mund të akuzohet për gjuajtje me granata kundër stacioneve policore serbo-okupuese!”.

“Hera e parë në historinë e gjykatave penale ndërkombëtare – policët serbë konsiderohen civil”.

Postimi i plotë:

Kthjellu Prokurori!

Vetem ne Gjykaten Speciale, e cila eshte me teper gjykate e Serbise se sa e Kosoves, dikush mund te akuzohet per gjuajtje me granata kunder stacioneve policore serbo-okupuese!

Hera e pare ne historine e gjykatave penale nderkombetare – policet serbe konsiderohen civile!

Kthjellu oj Prokurori ne Hage, sic jane kthjellur disa 8 vite pasi qe vet e votuan (themeluan) Gjykaten Speciale kunder kombit tone shqiptar, kunder shtetit te Kosoves dhe kunder UÇK-se!

Story i mëparshëm

​Këto objekte të pranishme në shtëpi janë të mbushura me mikrobe

Story i radhës

Trump niset drejt Nju Jorkut për të dalë para gjykatës

Të fundit nga