25
Minsk, 29 nëntor – Por, kësaj radhe në ndihmë po u vijnë edhe shërbimet speciale bjelloruse. Shërbimi Polak i Rojeve Kufitare publikoi një video që tregon disa dhjetëra migrantë duke sulmuar pikën e mbyllur të kontrollit “Beloveza” në kufirin Bjellorusi-Poloni.
Në video shihet se si, pasi migrantët kaluan gardhin, një grup njerëzish me maska vrapuan për të marrë shkallët që përdorën të paligjshmit për të kaluar gardhin.
Shërbimi kufitar polak vuri në dukje se zona kufitare në anën bjelloruse është një zonë e qasshme vetëm për shërbimet bjelloruse.
Ndryshe, Polonia ka nisur hetimet rreth rastit dhe do të shtojë numrin e patrullimeve kufitare me Bjellorusinë.
BURIMI: zhurnal.mk