Një ndërtesë kolektive në qytetin rus Jejsk në rajonin e Krasnodarskut është përfshirë nga zjarri, pas rrëzimit të një aeroplani luftarak rus.
Autoritetet lokale për situata të jashtëzakonshme, kanë konfirmuar se ishte një aeroplan luftarak Su-34.
Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes gjithashtu konfirmoi rrëzimin e aeroplanit, duke theksuar se u rrëzua pak çaste pasi u ngrit në ajër nga aeroporti i këtij qyteti.
Pilotët e fluturakes, sipas autoriteteve ruse kanë arritur të katapultohen dhe të shpëtojnë.
Sipas hetuesve duket se njëri nga motorët e aeroplanit mori flakë, pasi ishte ngritur në ajër.
“Hapësira e mbuluar nga zjarri është 2 mijë metra katrorë, ku janë duke u djegur pesë katet e ndërtesës nëntëkatëshe.
E presidenti rus Vladimir Putin, ka bërë të ditur se po i ofrohet ndihma qytetarëve të prekur nga rrëzimi i aeroplanit, duke konfirmuar se ka edhe të vdekur.
Burimi: GAZETA.MK