Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
“Pas rrëmbimit të Metës po kërkojnë të na marrin partinë”- Tedi Blushi takim me Shtabin – Gazeta.mk

“Pas rrëmbimit të Metës po kërkojnë të na marrin partinë”- Tedi Blushi takim me Shtabin

min lexim

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi sot një takim me Shtabin Drejtues të Njësisë nr. 5 në Tiranë, ku është shprehur se PL ka nisur takimet derë më derë, për të ndezur motorët për “fitoren e padiskutuar të opozitës në 2025”.

Blushi u shpreh se Partia e Lirisë është sot në gjendje të jashtëzakonshme dhe “në një gjendje lufte me Narkoregjimin”, që vetëm pak javë më parë rrëmbeu në mënyrë kriminale dhe terroriste, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta”.

Sipas tij, arrestim i Metës nuk ka patur për qëllim thjesht izolimin e tij, “por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë”.

“Rrëmbimi terrorist i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka patur për qëllim thjesht izolimin e tij por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë, një përpjekje që do të përfundojnë në koshin e plehrave sepse Partia e Lirisë është partia e patriotëve dhe nuk do të jetë kurrë Partia e Tradhtisë”, tha ai.

Gjithashtu kërkoi përshkallëzim qytetar dhe opozitar në terren, ndërsa tha: “Qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga Narkoregjimi”.

Pjesë nga fjala e tij

Përshëndetje!

Faleminderit për të gjithë ju drejtuesit kryesorë dhe qëndrestarë të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.5, për të gjithë kontributin që po jepni në këto ditë të vështira jo vetëm për Opozitën, por për të gjithë vendin.

Jemi mbledhur sot në këtë takim që përkon me një ditë të shënuar, 35-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, një ngjarje e cila rikthehu 35 vite më parë
lirinë, Shtetin e së Drejtës dhe të drejtat e njeriut jo vetëm në gjysmën e shtypur të Europës, por vecanërisht edhe në vendin tonë që ka përjetuar një nga diktaturat më të egra të Kontinentit, ngjarje e cila na kujton sot rëndësinë e luftës së pakompromis dhe të vendosur në mbrojtje të këtyre vlerave në mënyrë që regjimet autoritare të mos kenë më vend në Shqipëri.

Për fat të keq, sot Shqipërinë e ndan nga Europa një tjetër mur, që është muri i Narkoregjimit të instaluar me dhunë nga Edi Rama dhe sigurisht edhe nga Narkodrejtësia në shërbim të tij, që sot janë shndërruar në armikun kryesor dhe më të egër të lirive, të të drejtave dhe të dinjitetit njerëzor, përgjegjëset kryesore të vrasjes së shpresës së qindra e mijëra shqiptarëve që vijojnë edhe sot të largohen nga vendi.

Sikundër e theksuan edhe kolegët e mi të nderuar, Partia e Lirisë është sot në gjendje të jashtëzakonshme.

Jemi në një gjendje lufte me Narkoregjimin, që vetëm pak javë më parë rrëmbeu në mënyrë kriminale dhe terroriste, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilin sot e kanë izoluar në mënyrë ekstreme.

Mafia në pushtet çdo ditë vazhdon të minojë interesat kombëtare dhe publike duke marrë peng edhe të ardhmen europiane të vendit, të të rinjve dhe të rejave që siç e theksova, shohin të vetmen shpresë largimin nga vendi.

Sot Partia e Lirisë ndodhet nën një agresion të pashembullt, nën një terror dhe sulm të pabesë nga ky regjim kriminal, nga kjo juntë sorosiane, që ka instaluar Edi Rama edhe me ndihmën e Narkodrejtësisë.

Rrëmbimi terrorist i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka patur për qëllim thjesht izolimin e tij por synon rrëmbimin mafioz të Partisë së Lirisë, një përpjekje që do të përfundojnë në koshin e plehrave sepse Partia e Lirisë është partia e patriotëve dhe nuk do të jetë kurrë Partia e Tradhtisë.

Qindra mijëra anëtarë të kësaj force politike janë gati të paguajnë çdo çmim dhe të mbrojnë edhe me gjakun e tyre këtë forcë patriotike, e cila sot i prin betejës Kombëtare për çlirimin e vendit nga Narkoregjimi.

Përgjigjia jonë e vetme në këtë situatë, duhet të jetë vetëm përshkallëzimi i aksionit tonë opozitar në terren.

Partia e Lirisë pavarësisht dëmeve kolosale që ka pësuar në të kaluarën e afërt, nga akti skandaloz i djegies së 19 mandateve, nga fryma e nepotizmit dhe për fat të keq, deri edhe në marrjen peng të disa prej ish-drejtuesve tanë nga SPAK dhe regjimi, me vendimet shumë të drejta të marra në Konventën historike të 27 Prillit e ka nisur prej muajsh riorganizimin e saj kapilar nga organizata më e thjeshtë bazë në fshatin më të largët të vendit me qëllimin e vetëm për të dalë shumë herë më e fortë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ju ftoj të gjithëve të mos humbim asnjë minutë kohë, por të vazhdojmë me qëndrestarët dhe patriotët e vërtetë të mbrojnë me çdo çmim dhe sakrificë dhe të luftojmë edhe më ashpër për kauzat tona dhe interesin kombëtar.

Nuk ka sot shqiptar që nuk e kupton se e vetmja arsye pse është izoluar me këtë masë ekstreme Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, President i Partisë së dytë opozitare në vend dhe ish-President i Republikës është një shërbim i neveritshëm që Altin Dumani dhe SPAK i bën sot Narkoregjimit të Edi Ramës në mënyrë që të sundojë në kurriz të shqiptarëve edhe për një mandat tjetër.

Ndaj unë sot ndaj me ju krenarinë tonë të përbashkët, që më shumë se kurrë jemi solidarë dhe në mbështetje të palëkundur me Presidentin e burgosur politik të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili edhe pse i izoluar po lufton me bindje dhe me vullnet edhe më të fuqishëm se më parë për të bashkë me ne rrëzuar këtë juntë sorosiane që ka kolonizuar Shqipërinë dhe e ka shndërruar në një Narkoshtet, i vetmi Narkoshtet në historinë e Europës, sepse ky Kontinent nuk ka njohur kurrë më parë një Shtet të drejtuar dhe të kapur për fyti nga krimi i organizuar dhe nga trafikantët e drogës.

Presidenti Meta është sot në burg politik për shkak të bindjeve të tij, të vullnetit dhe qëndrimeve të palëkundura, parimore, institucionale dhe politike si dhe të kërcënimit që përfaqëson për këtë regjim mafioz që ka si të vetmen agjendë kryesore shpopullimin e vendit dhe zhbërjen e identitetit kombëtar dhe cënimin e interesave kombëtare siç është edhe shitja e qëllimshme e Detit, një tradhëti Kombëtare apo sic është shitja e çështjes së Kosovës nëpërmjet projektit të ndryshimit të kufijve të Kosovës apo siç e kemi parë të gjithë mbështetjen e Edi Ramës për “Ballkanin e Hapur” që nuk ka patur asnjë qëllim tjetër vetëm zhbërjen e Kosovës.

Jam krenar që sot bashkë me ju drejtuesit me integritet dhe patriotë të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr.5 dhe sigurisht bashkë me të gjithë drejtuesit tanë në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin, jemi më të vendosur se kurrë për të shumëfishuar përpjekjet tona për të çuar përpara kauzat tona shumë të drejta dhe kombëtare.

Siç me të drejtë ka theksuar së fundmi edhe Presidenti Meta, kjo është maratonë dhe ne do ta fitojmë për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo bandë që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as Konventa Europiane të të drejtave të njeriut dhe as llogaridhënie.

Partia e Lirisë do të jetë gjithmonë një kështjellë e patriotizmit dhe interesit kombëtar dhe do të mbetet një kështjellë e madhe për të gjithë patriotët e vendosur në mbrojtje të sovranitetit të popullit shqiptar dhe të shtetit tonë, si edhe kundërshtare më e ashpër dhe më të vendosur përballë Narkoregjimit sorosist.

Ndaj nga kjo betejë, unë jam i bindur se ne do të dalim shumë më të fuqishëm, por tani kryefjala mbetet organizimi në terren.

Është koha të organizohemi shumë fort, shumë herë më shpejt si dhe të intensifikojmë shumëfish aksionin tonë politik.

Të gjithë kemi për detyrë t’i prezantojmë derë më derë, jo vetëm njësinë Nr.5, por në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin, 5 prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus, sepse jam i bindur se orteku i fitores në Tiranë dhe Ndryshimi i shumëpritur do të nisë pikërisht nga Njësia Nr.5. dhe se ky Ortek, shpejtësia e të cilit vetëm rritet do të çlirojë shumë shpejt edhe Shqipërinë një orë e më parë nga kjo tirani që prej 11 vitesh i ka marrë frymën duke e renditur vendin tonë në të gjitha rekordet më të zeza sa i përket korrupsionit, rryshfetit, mungesës së Shtetit ligjor, lirisë së fjalës apo degradimit dhe pikjatës që ka marë ekonomia e vendit.

Fitorja jonë e sigurt dhe e padiskutuar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jetë fitorja e qytetarëve, sepse për ne, si forcë politike dhe patriotike ,të parët janë qytetarët.

Ne kemi një alternativë konkrete të mirëqeverisjes, nëpërmjet 5 prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus nga të cilat fitojnë të gjithë shqiptarët sepse nëpërmjet tyre ne u japim mundësinë reale, të prekshme, për të jetuar me dinjitet dhe në mirëqenie në Atdheun e tyre.

Partia jonë është shumë e qartë me 5 prioritetet kryesore të politikave.

1. Ndalimi i shpopullimit të vendit, që prek
çdo familje shqiptare;
2. Rritja e pensioneve dhe pagave, që
ndihmon çdo familje shqiptare;
3. Investimi në arsim dhe kapital njerëzor,
që është garancia për të ardhmen e këtij
vendi;
4. Bujqësia, ushqimi dhe reduktimi i kostos
së jetesës;
5. Shqipëria eksportuese e energjisë;

5 prioritetet tona janë vërtet ambicioze, por edhe shumë reale për t’u arritur, sepse ne jemi më të vendosur se kurrë për ta vendosur qytetarin si përfituesin e vetëm direkt të rritjes ekonomike dhe në qendër të politikave tona.

Ndaj ne duhet të shumfishojmë përpjekjet tona, të intensifikojmë aksionin tonë në terren në këtë luftë pa kompromis kundër këtij Narkoshteti dhe kundër të gjitha atyre politikave antisociale, që janë ndërmarë këto 11 vite, në mënyrë që të garantojmë jo vetëm përmbysjen dhe ndryshimin e shumëpritur , por edhe për t’i rikther Shqipërisë atë dinjitet dhe mirëqënie që meritojnë të gjithë shqiptarët.

Ndaj ju falenderoj edhe njëherë për të gjithë angazhimin tuaj dhe për shembullin e vecantë që jepni në këtë situatë të vështirë por që siç e thashë do të përmbyllet me fitoren tonë të padiskutueshme.

Faleminderit!

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Policia ndaloi të moshuarin nga Shkupi, me Mercedes voziste në drejtim të kundërt në autostradën Tetovë-Shkup

Story i radhës

Presidentja Osmani takohet me Orpon, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Të fundit nga