Pas raketave amerikane kundër Rusisë: Putini ushtron hakmarrje mizore

November 28, 2024
1 minut lexim

Që nga e shtuna, Ukraina ka përdorur raketa amerikane për të sulmuar objektiva ushtarake ruse brenda territorit rus, me disa rezultate të suksesshme. Brenda pak ditësh, janë shkatërruar dy sisteme S-400 dhe dyshohet për shkatërrimin e disa avionëve luftarakë dhe helikopterëve.

Kremlini është i tërbuar! “Po përgatiten masa kundërpërgjigjeje. Masat e hakmarrjes janë në proces,” deklaroi Ministria Ruse e Mbrojtjes të martën.

Dhe hakmarrja e Putinit nuk vonoi shumë.

Rusët ekzekutojnë ukrainas të paarmatosur

Në një video, gjatë të cilës njëri nga ukrainasit përpiqet ende të negociojë me ushtarët rusë, këta të fundit qëllojnë një nga një shokët e tij me plumba të drejtuar në qafë, mes helmetës dhe jelekut antiplumb. Në fund të videos dyminutëshe, pesë ukrainas shtrihen të vrarë dhe të pajetë, ndërsa njëri merret rob nga rusët.

▶︎ Po ashtu të martën, ushtria e Putinit sulmoi qytetin e madh Sumy në verilindje të Ukrainës me raketa Tornado-S me municione djegëse. Raketat goditën një servis makinash, një tjetër ndërtesë, një kopsht fëmijësh dhe një rrugë shumë të frekuentuar. Dy persona të pafajshëm humbën jetën në këtë akt hakmarrjeje të Kremlinit.

Image

Në një rrugë të ngarkuar në Sumy, municioni djegës rus godet.

Sumy ndodhet vetëm 30 kilometra larg nga rajoni rus Kursk, ku Ukraina që nga fundjava ka përdorur raketa ATACMS kundër objekteve ushtarake ruse.

Megjithatë, e gjithë kjo mund të jetë vetëm fillimi i hakmarrjes mizore të Putinit kundër Ukrainës. Ekspertët parashikojnë që ditët në vijim të ketë një tjetër sulm të fuqishëm ajror gjatë natës nga Rusia, duke synuar infrastrukturën kritike të Ukrainës.

Në këtë sulm mund të përdoren sërish raketa të mesme distancë RS-26, që peshojnë rreth 50 tonë, të cilat Rusia i përdori për herë të parë javën e kaluar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja

Story i radhës

KESCO: Hyn në zbatim sistemi automatik i kyçjes së konsumatorëve të cilëve u është ndërprerë energjia elektrike për shkak të mospagesës

Të fundit nga

ShkoLartë