Pas publikimit të albumit të ri – Taika Waititi e uron në shqip Rita Orën: Jam krenar me ty zog, të dua

July 14, 2023
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka publikuar të premten albumin e saj më të ri, “You & I”.

Ky album i cili është njëherësh i treti në karrierën e saj dhe ka plot 12 këngës të reja, mes tyre edhe një bashkëpunim me Fatboy Slim.

E teksa të premten mori urime e komente të shumta nga fansat, familjarët e rrthi shoqëror, sigurisht që një dedikim i veçantë nuk mungoi edhe nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.

Ai publikoi në rrjetin social Instagram koopertinën e albumit të saj të ri, “You & I” si dhe disa fotografi të gruas së tij, ku shihet duke pozuar pranë banerit që reklamon albumin e ri.

Mirëpo e veçanta e këtij dedikimi, ishte fakti se regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re, kishte zgjedhur që ta uronte këngëtaren edhe me disa fjalë në gjuhën e saj të nënës.

Ai e nisi dedikimin e tij duke shkruar në shqip fjalën “Vëmendje”, për të vazhduar më pas me: “Urime Zog! Unë jam shumë krenar për ju. Unë të dua”.

Me “zog”, Taika i referohet mënyrës se si ai e thërret me përkëdheli gruan e tij.

Image

Instagram

Rita përndryshe ka treguar se “You & I” është një album personal, dedikuar jetës së saj private dhe në veçanti dashurisë së saj të vërtetë, të gjetur pas shumë lidhjeve të dështuara në jetën e saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Erdogan thotë se është pajtuar me Putinin për zgjatjen e marrëveshjes për drithërat

Story i radhës

Miftaraj: Peci e liroi nga detyra këshilltarin e tij, VV asnjë fjalë për Faruk Mujken

Të fundit nga

ShkoLartë