Pas propozimit romantik në jaht, modelja e njohur premton me ‘Po’

1 minut lexim

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka bërë një propozim mjaft romantik për të dashurën e tij, modelen e njohur izraelite Mishel Gerzig.

Courtois u ul në gjunjë në një vend mahnitës në jaht dhe Gerzig s’kishte zgjidhje tjetër, pranoi të bëhej gruaja e tij.

Supermodelja izraelite ndau me të gjithë ndjekësit e saj disa foto nga momenti i propozimit dhe shkroi: “Po, për një jetë me ty”.

Gerzig ka qenë fansja më e madhe e 30-vjeçarit në sezonin e fundit futbollistik, jo vetëm duke e ndjekur nga ndeshja në ndeshje, por edhe duke i dhënë gjithmonë mbështetjen e saj nga stadiumi.

Courtois jetoi një edicion vërtet të suksseshëm, pasi ngriti me Real Madridin trofeun e UEFA Champions League.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi 6 qershor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story i radhës

Putin paralajmëron se Rusia do të godasë objektiva të reja nëse Ukrainës i dërgohen raketa me rreze të gjatë

Të fundit nga