Pas pritjes së Lunin qëndron një studim universitar

min lexim

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Champions League, duke eliminuar kampionin në fuqi Manchester City, pasi ka triumfuar në shortin e penalltive.

Ndër gabimet vendimtare është sigurisht i pari, ai i Bernardo Silvas, autori i një penalltie qendrore, e cila u bë virale, sepse Andryi Lunin thjesht duhej të qëndronte pa lëvizur për ta pritur.

Dukej sikur portieri ukrainas e dinte tashmë se mesfushori i Qytetarëve do të godiste aty. Dhe kështu është, duke qenë se pas kësaj pritje do të kishte edhe një studim universitar.

Është shkruar nga El Pais, i cili rindërton situatën në këtë mënyrë. Në fund të kohës shtesë, Lunin shkoi me Llopis (trajneri i portierëve të Real Madridit) dhe Kepa (portieri i dytë) për të rishikuar të dhënat dhe grafikët.

Ata ishin të bindur se Bernardo do të gjuante në qendër. Ata kishin vënë re se ishte zgjedhja e tij e preferuar në situata të presionit të lartë. Kepa kishte gjithashtu kujtime nga penalltitë e finales së Carabao Cup 2019 që luajti kundër Chelseat.

Portugezi ekzekutoi penalltinë e katërt të Cityt, në një moment stresi maksimal: skuadra londineze kishte shënuar dy dhe kishte humbur dy të tjera, dhe ekipi i Guardiola-s kishte dy gola dhe një gabim. City ishte përpara. Kepa u hodh në të majtë dhe Silva shënoi duke gjuajtur në qendër.

Analiza e Madridit përkon me atë të profesorit të London School of Economics, Ignacio Palacios-Huerta, studiuesi më i madh i penalltive nëpërmjet përdorimit të teorisë së lojës.

Ekonomisti përgatiti një raport në të cilin rekomandoi një gjë: portieri duhet të qëndrojë i palëvizshëm në rast se Bernardo Silva gjuan penallti. Dje, i intriguar, ai mori raportin: “Është magjepsëse”, thotë ai.

“Ai kishte gjuajtur vetëm tre penallti. Një në të majtë, një në qendër dhe një në të djathtë. Dhe duket se algoritmi mund t’i trajtojë ato si situata të ngjashme. Ka shumë pak të dhëna dhe të gjitha janë shumë të ngjashme. Por jo. Algoritmi thotë se ka 51% mundësi që ai të godasë në qendër”, shpjegoi profesori.

Story i mëparshëm

Reagimi i parë i Sara Gjordenit për komentin ndaj Kiara Titos

Story i radhës

Kërcënimet ndaj ambasadorit Christopher Hill – Prokuroria nis hetimet

Të fundit nga