pas plgosjes se 17 vjecarit adoleshentet ne sarande sulmojne dhe 3 persona ne sy te policise 68081f6482e1c

Pas pl*gosjes së 17-vjeçarit, adoleshentët në Sarandë sulmojnë dhe 3 persona në sy të Policisë

April 23, 2025
1 minut lexim

Para disa ditësh emisioni”Stop” transmetoi një ngjarje të rëndë në qytetin e Sarandës. Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar u godit tri herë me thikë në bark nga dy adoleshentë, me iniciale K.C. dhe A.B., pas një konflikti për shkak të një vajze.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjeçari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë pasi më 22 mars ata kishin goditur të riun me sende të forta, por ai nuk e kishte treguar këtë ngjarje nga frika.

Prindërit e viktimës akuzuan autoritetet për mosmarrje masash, duke theksuar se i riu me iniciale A.B., nuk është proceduar, ndërsa K.C., u la i lirë me detyrim paraqitje. Prokurorja Esmeralda Basho bëri “të intimiduarën” kur u pyet për masat.

Por skandaloz është fakti se grupi i adoleshentëve dhunues e ka kryer këtë akt në mënyrë të përsëritur. Më 3 mars 2025 Rolandi Demçe dhunohet nga ky grup adoleshentësh bashkë me djalin e tij 13 vjeç me probleme në zemër dhe babain 71 vjeç. Dhuna ka ndodhur në prani të policisë Sarandë që ishte thirrur nga Rolandi për ndihmë. Në aktet e agresionit është përfshirë edhe një 33-vjeçar, Olsi Veliu.

Adoleshentët e dhunshëm sërish nuk janë ndaluar nga policia. Rasti është denoncuar dhe ka shkuar në Prokurori, por asnjë masë nuk është marrë. Rolandi nuk është thirrur asnjëherë, edhe pse ka bërë kërkesë me shkrim në Prokurorinë e Sarandës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

blerand ramadani i ash se kercenon qeverine largimi i ash se nga qeveria do te mund te impononte nje mundesi qe te mbahen zgjedhjet te parakohshme parlamentare 680819c84c354
Story i mëparshëm

Blerand Ramadani i ASH-së “kërcënon” Qeverinë: Largimi i ASH-së nga Qeveria do të mund të impononte një mundësi që të mbahen zgjedhjet të parakohshme parlamentare

haradinaj sjam kandidat per kryeminister hamza apo abdixhiku te dyte jane te mire 680828c56f826
Story i radhës

Haradinaj: S’jam kandidat për kryeministër, Hamza apo Abdixhiku – të dytë janë të mirë

Të fundit nga

Pse India sulmoi Pakistanin?

Sulmet e Indisë ndaj Pakistanit vijnë si hakmarrje ndaj një sulmi militant që vrau të paktën 26 persona, kryesisht turistë, në qytetin turistik piktoresk të Pahalgam në Kashmirin e administruar nga India
ShkoLartë