Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, është thënë në njoftimin e zyrës së kryeministrit
Për këtë pas drejtorit të ashtuquajturit “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka reaguar edhe Lista Serbe, subjekt politik i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Lista Serbe ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë që të mos lejojnë zbatimin e vendimit të Kosovës për shpronësimin e tokës në Leposaviq.
Sipas Listës Serbe, ky vendim “do të rrezikonte paqen e brishtë në veri”.
Ky subjekt politik pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk po ndalet me veprime të njëanshme”.
“Populli serb nuk do të lejojë zbatimin e aktiviteteve që synojnë vazhdimin e militarizimit të veriut, pushtimin e komunave serbe dhe shtimin e pranisë së forcave speciale të Prishtinës apo disa njësive të tjera në veri. të Kosovës, pasi prezenca e tyre prej muajsh është problematike, si dhe është e paligjshme dhe kundër interesave të qytetarëve në veri”, thuhet në reagimin propagandues të Listës Serbe.