Pas përplasjes në Kuvend, deputetët e PD dhe PS largohen të qetë nga seanca plenare

February 5, 2024
1 minut lexim

Pas përplasjes në Kuvend, deputetët e PD dhe PS largohen të qetë nga seanca plenare


Vetëm pak minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë. Me disa deputetë të opozitës të Foltores të pranishëm në sallë, sërish u krijuan tensione.

Pas kthimit nga Amerika, Gazment Bardhi i është bashkuar Flamur Nokës në aksionin opozitar të Foltores, duke u përplasur me gardistët në Kuvend.

Teksa deputeti socialist, Etjen Xhafaj po mbante fjalën e tij, Bardhi u përpoq që ta ndalonte duke shkuar te foltorja.

Menjëherë gardistët reaguan duke krijuar një kordon dhe Bardhi u përplas me disa prej tyre. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi për mbylljen e seancës.

Ndërkaq, tensione pati edhe jashtë ambienteve të Kuvendit, ku Foltorja kishte thirrur një protestë. Megjithëse protestuesit ishin të paktë të numër, ata tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe hodhen shashka e tymuese.

“Hapni rrugën se nuk është kazermë”, Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të opozitës të futen në Kuvend


Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të opozitës të futen në Kuvend.

“Zoti drejtues i Gardës mos lejoni ata të hyjnë në Kuvend”– tha një nga deputetët e PD-së.

“Hapni rrugën se nuk është kazermë. Ore kazermë është kjo apo diçka tjetër. Hapeni rrugën se është parlament. E ka kthyer Rama parlamentin në kazermë”- është shprehur Salianji.

I përballur me insistimin e drejtuesit të gardës së Republikës për të mos u lejuar të kalojnë, Salianji iu është kthyer duke thirrur: “Lëri deputetët të futen në Parlament”.

Kuvendi i Shqipërisë merr masa, qindra zyrtarë policorë angazhohen për protestën e opozitës


Teksa pasditja pritet të jetë e  trazuar në Kuvendin e Shqipërisë nga protesta që ka paralajmëruar një pjesë e opozitës, në oborrin e parlamentit janë marrë masa.

Qindra efektivë të policisë dhe FNSH-së janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës para parlamentit.

Po ashtu janë marrë masat edhe me autobot me ujë, në rast se do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Punonjësit e universiteteve shtetërore pagën e janarit nuk do ta marrin me rritje siç ishte premtuar

Story i radhës

Irani nis ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor

Të fundit nga

ShkoLartë