pas nje periudhe te gjate heshtjeje me ne fund flet per messin 67f708e485959

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, më në fund flet për Messin

April 10, 2025
min lexim

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, kapiteni i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, ka dhënë një intervistë të gjatë dhe të sinqertë, ku ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Lionel Messin dhe për një moment kyç në karrierë, kur ishte shumë pranë një transferimi te Manchester City.

Prej vitesh, mediat kanë spekuluar për një raport jo të mirë mes portierit gjerman dhe legjendës argjentinase. Tashmë, vetë Ter Stegen ka konfirmuar se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithmonë e mirë, duke shtuar se shpeshherë kanë pasur mospajtime gjatë stërvitjeve dhe brenda grupit.

“Messi është ndoshta i vetmi lojtar që, nëse dëshiron, mund të të godasë drejtpërdrejt në fytyrë me top – dhe ai vërtet mundet. Shumica e lojtarëve të tjerë nuk e bëjnë këtë në stërvitje, por ai e ka bërë disa herë, sidomos kur ishte i zemëruar… ai gjuajti drejtpërdrejt në fytyrën time. Kështu është ai”, zbuloi Ter Stegen.

Sipas tij, pavarësisht këtyre situatave tensionuese, respekti i ndërsjellë ka ekzistuar.

“Kishte raste kur nuk ishim dakord, ndonjëherë për fajin tim, ndonjëherë për të tijin. Por gjithmonë ka pasur respekt nga të dyja anët. Mund të mësosh shumë prej tij. Të luash me të ka qenë një privilegj – ai është më i miri në histori”, tha Ter Stegen.

Në intervistën e tij, Ter Stegen ka zbuluar gjithashtu se në verën e vitit 2017 ka qenë shumë pranë largimit nga Barcelona drejt Manchester City-t të Pep Guardiolës. Situata kishte ardhur pas një sezoni të tensionuar, ku Luis Enrique preferonte Claudio Bravo për ndeshjet e La Ligës, ndërsa Ter Stegen aktivizohej vetëm në Kupë.

“Në verën e 2017-ës, isha shumë afër të shkoja te Manchester City. Ishte çmenduri. Po shkoja në aeroport për të marrë dikë, kur papritmas pashë Pep Guardiolën. Nuk e dija që kishte ardhur për mua. Më vonë atë mbrëmje, u takuam sërish në apartamentin e një miku”, tregoi Ter Stegen.

Gjermani tregon se Barcelona nuk kishte ndërmend ta shiste, dhe se vetë ai donte të qëndronte, pavarësisht ofertës serioze nga City.

“Fola me Luis Enrique, por ai nuk ishte i hapur për diskutime. Kur shikoj prapa tani, jam i lumtur që qëndrova – sepse gjithmonë kjo ka qenë dëshira ime”, nënvizoi a

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

quni pret kerkim falje nga kurti per fjalen hajvan per ta rishqyrtuar vendimin per konsultim 67f7056967f00
Story i mëparshëm

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

shitjet e tesla po bien ato te volkswagen po rriten 67f709d433cda
Story i radhës

Shitjet e Tesla po bien, ato të Volkswagen po rriten

Të fundit nga

ShkoLartë