Një mosmarrëveshje mes dy grave në një palestër fitnesi u shndërrua në një rrahje masive, shkulje flokësh e grushtime në kokë.
Në videon amatore të filmuar në qytetin Goiania në pjesën qendrore të Brazilit, dy gra – njëra e veshur me ngjyrë kafe e tjetra me të verdhë – mund të shihen duke goditur njëra-tjetrën, derisa gruaja e tretë tenton t’i qetësojë.
Derisa intensifikohej rrahja, gratë fillojnë t’ia shkulin njëra-tjetrës flokët – e dy burra intervenojnë krejt në fund për t’i dhënë fund gjithçkaje.
Gjithçka ndodhi të hënën në palestrën Bluefit, kur njëra akuzoi tjetrën për marrjen pa leje të pajisjeve me të cilat po stërvitej.
Pas disa sekonda sharje e shtyrje – eskaloi situata dhe filluan grushtet e shqelmat mes njëra-tjetrës.
Burimi: botasot.info