Al Hilal nuk ndalet te Neymar.
Pas zyrtarizimit të Neymar, klubi saudit po përgatitet të afrojë Keylor Navas.
Sipas asaj që raporton Le Parisien, portieri është jashtë projektit të Luis Enrique.
Nuk do të jetë e vështirë për të gjetur një marrëveshje duke qenë se ish-lojtari i Real Madrid ka vetëm një vit kontratë.
Mesa duket edhe Marco Verratti është në shënjestër të arabëve. Mesfushori gjithnjë e më i larguar nga Parisi, mund të marrë një ofertë në orët e ardhshme.