Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, flet ish-sulmuesi i Realit: Ancelotti ishte më shumë fat

April 16, 2022
1 minut lexim

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Antonio Cassano, beson se Carlo Ancelotti ishte me fat pasi “Los Blancos” siguruan kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra madrilene eliminoi Chelsean nga faza çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 5:4, teksa paraparakisht kishte eliminuar Paris Saint-Germainin.

“Real Madrid luajti keq kundër Chelseas dhe PSG, ai [Ancelotti] ishte më të vërtetë, më të vërtetë me fat. Por, fati do të marrë fund herët a vonë”, tha Cassano për “Bobo TV”.

“Real Madridi nuk luan mirë në La Liga, Barcelona pati një fillim të keq, por tani është një histori tjetër. Ancelotti i bën lojtarët të ndihen mirë, por nuk mund të kujtoj një që u zhvillua nën drejtimin e tij”, shtoi ish-sulmuesi i njohur italian.

Kujtojmë se në verën e vitit 2021, Ancelotti u rikthye papritur në “Santiago Bernabeu” si trajner pas një periudhe të pasuksesshme në krye të Evertonit.

Herën e parë kur ai ishte trajner i Real Madridit, ai fitoi një Ligë të Kampionëve, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Botës për Klube.

Hera e tij e dytë po rezulton gjithashtu e suksesshme, pasi skuadra spanjolle është afër që ta fitojë titullin në La Liga, derisa janë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi në gjysmëfinale do të përballet me Manchester Cityn.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shihni në ëndërr sikur po shpërndani sheqer, përgatituni për këto ndryshime

Story i radhës

Dëshmia para SPAK për skandalin e inceneratorëve/ Ish-ministri Lefter Koka mohon kompanitë

Të fundit nga

ShkoLartë