pas ndeshjes me gjeorgjine flet reja nuk ishte agresiviteti i duhur 6243563ad9636

Pas ndeshjes me Gjeorgjinë flet Reja: Nuk ishte agresiviteti i duhur

March 29, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Shqipërisë barazoi sot pa gola, respektivisht 0:0, në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë, pavarësisht një paraqitjeje tejet të mirë në fushë.

Por, si duket me barazimi i sotëm e ka lënë të pakënaqur trajnerin Edi Reja, i cili pas ndeshjes tha që skuadra duhet të ishte më agresive në fushë.

Po ashtu, Reja foli edhe për sulmuesin Armando Broja, të cilin e zëvendësoi me fillimin e pjesës së dytë në minutën e 46’.

“Është e vështirë të luash me këto skuadra, pasi nuk hapen, qëndrojnë pas si ekip dhe janë të fortë fizikisht. Nëse nuk shënon në dy ose tre rastet që krijohen, ndeshja bëhet më e vështirë. Nuk ishte agresiviteti i duhur, në fundjavë lojtarët kanë ndeshje me klubet e tyre, ata kanë frikë në duelet për top”, tha Reja.

Sa i përket Brojës, Reja tha: “Ai nuk ishte në 100%, kishte një problem në kavilje, folëm në pushim dhe më pas e zëvendësova. Në momentin që ndizet është e pamundur për ta ndalur, por është e vështirë të shprehë gjithë potencialet e tij në këto lloj ndeshjesh, sidomos edhe prej faktit që nuk ishte mirë fizikisht”.

Me ndeshjen e sotme kundër Gjeorgjisë, Shqipëria mbyll miqësoret e muajit mars me jnë humbje dhe një barazim, ku humbi kundër Spanjës 2:1 ndërsa sot barazoi pa gola me gjeorgjianët.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

voa kosove shqetesime per shkallen e larte te dhunes ndaj femijeve 62434da183119
Story i mëparshëm

VOA/ Kosovë, shqetësime për shkallën e lartë të dhunës ndaj fëmijëve

truket e thjeshta qe ju ndihmojne te visheni mire dhe te shpenzoni pak per te qene gjithmone elegante 6243563e38190
Story i radhës

Truket e thjeshta që ju ndihmojnë të visheni mirë dhe të shpenzoni pak, për të qenë gjithmonë elegante

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë