pas nderhyrjes se trump it sa afer eshte perfundimi i luftes ne gaza 68e27614e8a99

Pas ndërhyrjes së Trump-it, sa afër është përfundimi i luftës në Gaza?

October 5, 2025
min lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që Izraeli të ndalojë bombardimet në Gaza, pasi Hamasi ka pranuar të lirojë pengjet dhe ka pranuar disa pika kyçe të një plani paqeje të propozuar nga SHBA-të. Ky zhvillim shihet si një mundësi reale që lufta dyvjeçare të përfundojë.

Izraeli ka njoftuar se do të punojë për “zbatimin e menjëhershëm” të fazës së parë të planit, i cili është miratuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një vizite në Uashington.

Megjithatë, shumë pengesa mbeten: plani i Trump-it nuk ka një afat kohor të qartë, logjistika në terren është e vështirësuar nga shkatërrimi në Gaza, dhe çështje kyçe si çarmatosja e Hamasit dhe tërheqja izraelite mbeten të paqarta.

A është qetësuar situata?

Pavarësisht disa sulmeve sporadike ajrore izraelite, banorët e Gazës raportojnë një rënie të ndjeshme të bombardimeve që nga deklarata e Trump-it. Qyteti i Gazës, i cili ka qenë në qendër të ofensivës izraelite, ka patur orë dhe ditë më të qeta.

A do të thotë kjo se lufta po përfundon?

Potencialisht, po. Trump ka shprehur vendosmërinë për t’i dhënë fund konfliktit përmes një plani me 20 pika, duke deklaruar: “Nuk bëhet fjalë vetëm për Gazën, por për një paqe të shumëkërkuar në Lindjen e Mesme.”

Megjithatë, kjo përpjekje vjen pas dy përpjekjeve të mëparshme për armëpushim, një në vitin 2023 dhe tjetra më herët këtë vit, të cilat zgjatën vetëm disa javë para se luftimet të rifillonin.

Çfarë pengesash ka?

Plani përballet me shumë sfida: Hamasi nuk është shprehur qartë për çarmatosjen, që është një kërkesë kyçe e planit dhe një nga synimet kryesore të Izraelit. Netanyahu nga ana tjetër ka miratuar planin, edhe pse ai hap një rrugë të mundshme (me shumë kushte) për një shtet palestinez, diçka që ai e ka kundërshtuar hapur.

Të tjera çështje përfshijnë afatin dhe kufijtë e tërheqjes izraelite dhe qeverisjen e ardhshme të Gazës.

Çfarë ndodh më pas?

Plani i Trump-it nuk përcakton një afat të saktë kohor. Thuhet se lufta duhet të përfundojë menjëherë pasi të dyja palët të bien dakord, por Hamasi nuk i ka pranuar të gjitha 20 pikat, dhe ka shprehur gatishmëri për të negociuar përmes ndërmjetësve.

Plani parashikon që të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, të lirohen brenda 72 orëve nga pranimi i marrëveshjes nga Izraeli. Por nuk është e qartë kur fillon të numërohet ky afat, pasi Netanyahu e pranoi marrëveshjen disa ditë përpara përgjigjes së Hamasit.

Ka gjithashtu vështirësi logjistike. Burime pranë Hamasit thonë se dorëzimi i pengjeve të gjallë mund të bëhet shpejt, por gjetja e trupave të pajetë mes rrënojave në Gaza mund të marrë më shumë kohë.

Sipas Izraelit, 48 pengje mbeten në Gaza, nga 251 që Hamasi rrëmbeu në tetor të vitit 2023, 20 prej tyre janë ende gjallë.

Cilat janë motivet politike të Hamasit dhe Izraelit?

Të dyja palët po përpiqen të tregohen pozitive ndaj Trump-it, por secila ka llogaritë e veta politike:

Netanyahu duket se synon të ruajë marrëdhënien me SHBA-të dhe Trump-in, por të mos bëjë shumë kompromise, për të mos rrezikuar koalicionin e tij me partitë nacionaliste fetare, që janë kundër çdo marrëveshjeje me palestinezët.

Hamasi, duke pranuar lirimin e pengjeve por duke lënë disa çështje të hapura, i ka kthyer vëmendjen nga vetja tek ndërmjetësit arabë si Katari dhe Egjipti, por edhe tek vendet islame që kanë shtyrë SHBA-të të ndërhyjë.
Analisti Amjad Iraqi nga International Crisis Group tha që “Hamasi ka bërë një lëvizje të zgjuar duke thënë ‘po, por…’. Me këtë qasje, i kanë hedhur topin në fushën e Netanyahut dhe shteteve arabe.”

Përgjigja e Hamasit dhe plani i Trump-it

Përgjigjja e Hamasit përputhet pjesërisht me planin e propozuar nga Trump, por me disa dallime dhe paqartësi në çështje kyçe.

Lirimi i pengjeve: Në lidhje me pengjet, plani i Trump parashikon lirimin e të gjithë pengjeve të gjallë dhe të vdekur, brenda 72 orëve nga pranimi i marrëveshjes. Hamasi ka rënë dakord për lirimin sipas një formule shkëmbimi të parashikuar në plan, por ka theksuar se zbatimi do të varet nga “kushte në terren”, të cilat nuk i ka specifikuar.

Tërheqja izraelite: Sa i përket tërheqjes izraelite, plani parashikon një tërheqje në faza të forcave në një vijë të dakordësuar përpara lirimit të pengjeve. Hamasi, nga ana tjetër, kërkon një “tërheqje të plotë” të forcave izraelite nga e gjithë Rripi i Gazës, pa përmendur ndonjë proces gradual.

Qeverisja e ardhshme: Për qeverisjen e ardhshme të Gazës, plani i Trump-it propozon krijimin e një administrate teknokratike palestineze të mbikëqyrur nga një trupë ndërkombëtare, e udhëhequr nga vetë Trump dhe figura të tjera ndërkombëtare si ish-kryeministri britanik Tony Blair. Hamasi ka pranuar idenë e dorëzimit të administrimit tek një autoritet teknokratik palestinez, por me mbështetje nga vendet arabe dhe islame, pa përmendur ndonjë mbikëqyrje ndërkombëtare.

E ardhmja e Hamasit: Sa i përket të ardhmes së vetë Hamasit, plani i Trump-it kërkon që grupi të mos ketë më rol në qeverisjen e Gazës dhe që territori të çarmatoset plotësisht. Hamasi nuk ka bërë asnjë koment mbi çarmatosjen, por ka deklaruar se e sheh veten si pjesë të një “kornize të gjerë kombëtare palestineze”, duke nënkuptuar se nuk heq dorë nga roli i vet politik

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video demtojne makinen pronari nuk kallezon policia zbardh ngjarjen pas pamjeve filmike 68e275ab06f5a
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ Dëmtojnë makinën, pronari nuk kallëzon. Policia zbardh ngjarjen pas pamjeve filmike

plani per gazen trump kercenon hamasin me shfarosje te plote nese refuzon armepushimin 68e277c58153b
Lajmi i radhës

Plani për Gazën, Trump kërcënon Hamasin me “shfarosje të plotë” nëse refuzon armëpushimin

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë