Para disa ditësh opinionisti shqiptar, Arjan Konomi u aksidentua gjatë udhëtimit të tij në Jordani.
E si pasojë e këtij lëndimi ai u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale atje.
Përmes një video ai foli rreth gjendjes së tij shëndetësore, ku lajmëroi se po rikthehet në Shqipëri pasi i është dashur të ndërpresë udhëtimin e tij për shkak të aksidentit që i ndodhi.
“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit këtë moment, këtë javën e fundit që kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi. Edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit” u shpreh ai gjatë videos.