Pas ndarjes Shakira dhe Pique marrin një vendim të rëndësishëm

November 15, 2022
1 minut lexim

Është përfolur shumë për Shakirën dhe Gerard Pique muajt e fundit pas lajmeve se çifti është ndarë.

Një nga pikat kryesore të bisedës ishte se ku do të jetojnë fëmijët e tyre dhe duket se ata janë vendosur në Miami.Beatriz Cortazar e ‘El Programa de Ana Rosa’ ka zbuluar të gjitha detajet e marrëveshjes mes dy palëve.

Negociatat u zhvilluan nga avokatët dhe megjithëse pati disa vonesa, më në fund është arritur një marrëveshje.

Siç raporton Cortazar, palët vendosën që fëmijët të jetojnë në Miami me këngëtaren kolumbiane, me kusht që futbollisti të mund të shohë fëmijët e tij gjatë pushimeve dhe 10 ditë çdo muaj.

“Vendimi për fëmijët është kyç dhe i ka ndihmuar ata të arrijnë një marrëveshje”, tha Cortazar.

Edhe pse Pique dëshironte që fëmijët të jetonin në Barcelonë për dy vitet e ardhshme, gjërat kanë qenë të vështira për Milanin dhe Sashën kohët e fundit.

Ata janë në një moshë ku dëgjojnë komente për jetën e re të babait të tyre dhe preferojnë të jenë larg vëmendjes”, shpjegoi Cortazar.

Ajo shton gjithashtu se e dashura aktuale e Piques, Clara Chia, ka luajtur një rol në marrëveshje, e cila e ka bindur atë të marrë një vendim ‘për hir të fëmijëve’.

“Në Miami do të kenë një jetë më të relaksuar dhe do të mund të shijojnë anonimitetin që do të ishte i pamundur në Barcelonë”, tha Cortazar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmi në Poloni, Estonia bëhet gati: Të gatshëm ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Story i radhës

Raketat ruse bien në Poloni, kryeministri polak fton takim urgjent – merr pjesë edhe presidenti

Të fundit nga

​Musk fton gjermanët të votojnë AfD-në

Elon Musk vlerësoi të enjten bashkë-drejtuesen e partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), si “shumë të arsyeshme” dhe u kërkoi gjermanëve të votojnë për partinë e ekstremit të djathtë. “Vetëm AfD mund

Lamborghini me shitje rekord në 2024

Lamborghini ka lulëzuar nën pronësinë e Volkswagen Group, i cili mori përsipër markën në 1998. Pasi shiti më shumë se 10,000 vetura në vit për herë të parë në vitin 2023, 12
ShkoLartë