Aktorja Adriana Matoshi ka filluar të jetë shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ajo ka publikuar në Instastoryn foton e një buqete me lule, krahas së cilës ka shkruar: Kur ditën e nis me dashuri.
Kjo ka ngjallur dyshimet se Adriana mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie.
Postimi i aktores
Kujtojmë se aktorja dhe Keith Owen Groeneveld kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë për shkak të historisë së tyre të dashurisë, e cila përfundoi pak kohë më parë.
Ndarja i habiti të gjithë sepse dyshja shfaqeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, mirëpo diferenca e madhe në moshë u bë problem.