Ish-partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla thuhet se ka nisur një romancë të re me prezantuesen e njohur shqiptare, Ester Bylyku.
Zërat nisën vetëm pak ditë më parë kur Fisniku postoi një video me këngën “Të ka marrë malli” të reperit Stresi. Krah videos ai shkroi: “Tiranase, a të ka marrë malli të më shohësh?”. Pas këtij postimi, ka ardhur ai i prezantueses, e cila është nga Tirana, Ajo ka ndarë një video me vendndodhjen ‘Belgjikë’, ku qëndron biznesmeni, duke shkruar:“Vij së shpejti tek ti”.
Foto Instagram
Foto Instagram
Ester ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. E pyetur ëse është në lidhje ajo e ka pranuar diçka të tillë.
Ajo ka publikuar një foto krah partnerit duke treguar vetëm pak nga ai, që ngjason shumë me Fisnikun, duke lënë të mendohet se aludimet janë të vërteta. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga asnjëra palë.
Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.
Foto Instagram
Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.