Influencerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha, ka ndarë një mesazh reflektues me ndjekësit e saj, vetëm pak javë pas ndarjes nga DJ PM.
Përmes një postimi në Instagram, Sarah ka shprehur dëshirën që dy muajt e fundit të këtij viti të jenë më të qetë, më të mirë dhe më të butë për të.
“Shpresoj që dy muajt e fundit të këtij viti të jenë më të butë, më të mirë dhe pak më të lehtë në çdo aspekt”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ajo.

Mesazhi
Postimi vjen në një periudhë të re për influenceren, pas përfundimit të lidhjes me DJ PM, duke nxitur kureshtjen e ndjekësve për gjendjen e saj emocionale.
Burimi: botasot.info


