Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka uruar qytetarët për festën e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.
Ai në një postim në rrjetet sociale shkruan se “shënimi i kësaj feste është një mundësi për të kujtuar me respekt të kaluarën, por edhe për të riafirmuar përgjegjësinë tonë të përbashkët për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të qëndrueshme dhe të begatë”.
“Me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, përcjell urimet e mia të sinqerta pëр të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo datë e rëndësishme na kujton qëndrueshmërinë, guximin dhe përpjekjet e brezave para nesh për liri, dinjitet dhe shtetësi të pavarur. Lufta dhe sakrifica e tyre përbëjnë një pjesë të rëndësishme të themelit historik mbi të cilin sot ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët”.
“Shënimi i 23 Tetorit është një mundësi për të kujtuar me respekt të kaluarën, por edhe për të riafirmuar përgjegjësinë tonë të përbashkët për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të qëndrueshme dhe të begatë, të mbështetur në respektin e ndërsjellë, unitetin dhe vlerat evropiane. Vetëm të bashkuar rreth interesave të përbashkëta dhe duke respektuar dallimet, mund të ndërtojmë një shtet ku çdo qytetar të ndihet i barabartë, i sigurt dhe i respektuar”, ka shkruar Gashi.
Burimi: botasot.info

