Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi qeverinë për menaxhim të dobët ekonomik, duke pretenduar se në buxhetin shtetëror dhe në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor mungojnë nga rreth një miliard euro.
Ai tha se qeveria për herë të tretë ka refuzuar propozimin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 600 euro, ndërsa qytetarët përballen me shpenzime të larta dhe të ardhura të pamjaftueshme.
Filipçe kritikoi edhe ribalancin e dytë të buxhetit, duke pretenduar se ai synon të mbulojë mungesat financiare dhe të sigurojë mjete për pagat. Ai kërkoi gjithashtu mbështetje më të madhe për bujqit, përmes çmimeve më të larta të blerjes së produkteve dhe subvencioneve.
Burimi: lajmpress.org



