Pas ndarjes, Kim Kardashian dhe Pete Davidson takohen sërish

min lexim

Le të sjellim dhe njëherë në vëmendjen atë që ishte një nga romancat më befasuese të vitit 2022, Pete Davidson dhe Kim Kardashian pushtuan botën, megjithatë pas ndarjes së tyre duket sikur dyshja kanë fjetur së bashku sërish.

Në një raport të publikuar nga The Sun, ish-çifti janë takuar dhe kanë fjetur bashkë në dhomën e hotelit të Kardashian në New York City rreth dy muaj pasi u njoftua për ndarjen e tyre.

Raporti thoshte se Kardashian e bëri udhëtimin në Nju Jork pasi u kthye nga Java e Modës në Paris, ndërsa Davidson ishte duke filmuar Bupkis në Big Apple. Një burim për The Sun tha se:

Pete e vizitoi Kimin në dhomën e saj dhe të nesërmen Kim u pa duke dalë fshehurazi nga hyrja e pasme e hotelit e maskuar. Ajo ishte në pritjeje për të vizituar Pete në Staten Island.

Ndërsa çifti u nda në gusht të vitit 2022, ata kishin qenë së bashku për nëntë muaj. Në atë kohë u raportua se ndërsa dyshja vazhdonin të ishin të afërt dhe të respektueshëm me njëri-tjetrin, ata vendosën se ishte më mirë të qëndronin miq.

Marrëdhënia u shty në kufijtë e saj nga prania e ish-it të Kardashian, Kanye West, i cili vazhdoi të synonte sulme online ndaj modeles. Pasi lajmi për një lidhje mes Kardashian dhe Davidson doli në dritë, West raportohet se i kishte vënë në shënjestër të dy, duke përfshirë Davidson dhe duke e ofenduar rëndë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi javor 24-30 tetor 2022, shenja që do të ketë shumë shpenzime dhe shenja që do të marrë lajme pozitive

Story i radhës

​Zelensky falënderoi FMN-në për ndihmën 1.3 miliard dollarëshe

Të fundit nga