pas ndalimit te kalimit te gazit rus permes ukraines transnistria ne kolaps 677a226207891

Pas ndalimit të kalimit të gazit rus përmes Ukrainës, Transnistria në kolaps

January 5, 2025
1 minut lexim

Transnistria po ballafaqohet me mungesa të mëdha të gazit dhe energjisë elektrike, situatë që ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare dhe ekonomike në rajon.

Qytetarët janë detyruar të përballen me kushte ekstreme të jetesës, duke jetuar në shtëpi të ngrira gjatë dimrit të ashpër dhe duke i rezistuar ndërprerjeve të gjata të furnizimit me energji elektrike, që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre.

Kjo krizë energjetike është përkeqësuar më tej pasi autoritetet ukrainase ndaluan kalimin e gazit rus përmes territorit të tyre më 1 janar, duke e lënë Transnistrinë pa një burim të qëndrueshëm energjie, shkruajnë mediat.

Ky vendim ka pasoja të mëdha jo vetëm për Transnistrinë, por edhe për Rusinë, e cila tani po përballet me humbje financiare që llogariten në mbi pesë miliardë euro, për shkak të pamundësisë për të eksportuar gaz përmes këtij korridori të rëndësishëm.

Transnistria, edhe pse është pjesë e Moldavisë sipas së drejtës ndërkombëtare, ndodhet nën pushtimin rus që nga viti 1992, pas një konflikti të armatosur që përfundoi me një marrëveshje të brishtë armëpushimi.

Prania e trupave ruse dhe varësia nga Rusia në aspektin ekonomik dhe energjetik e kanë bërë këtë rajon jashtëzakonisht të cenueshëm ndaj krizave gjeopolitike dhe ekonomike. Përkeqësimi i situatës aktuale nënvizon sfidat e vazhdueshme të një rajoni që vuan pasojat e drejtpërdrejta të konflikteve dhe interesave gjeopolitike. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

g bani don zhuani le pas valbonen dhe i hedh syte nga livia 6779cfe5df684
Story i mëparshëm

“G Bani Don Zhuani”, lë pas Valbonën dhe i hedh sytë nga Livia

kurt russell duhej te behej person krejt i ri per rolin e tij ne filmin e tarantinos 677a243f2dceb
Story i radhës

​Kurt Russell duhej të bëhej “person krejt i ri” për rolin e tij në filmin e Tarantinos

Të fundit nga

Jeta e Arionit pas ndarjes nga Diana

Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arion Rexha po shijon jetën si beqar. Pas ndarjes nga partnerja e tij, Diana Tahiri, ai ka ndarë copëza nga jeta e

Sulm masiv me dron në Moskë

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë. Guvernatori rajonal Andrei Vorobyev thotë
ShkoLartë