Pas masave nga KGjK, MPB-ja nis ndërhyrjet në Pallat të Drejtësisë

July 26, 2023
min lexim

Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për reduktimin e punës në pallat të Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarr masa.

Në një përgjigje nga ky institucion, kanë thënë se gjatë ditës së djeshme dhe sot janë bërë disa ndërhyrje që e kanë përmirësuar gjendjen në këtë objekt.

“Menjëherë pasi jemi njoftuar nga përgjegjësitë e pallatit të drejtësisë për problemet me sistemin e klimatizimit dhe ventilimit, janë dërguar ekipi i Divizionit të Menaxhimit të Ndërtesave, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dje gjatë gjithë ditës, po ashtu edhe sot, janë bërë disa ndërhyrje. Aktualisht është duke u monitoruar nga ky divizion në përgjithësi mirëmbajtja e sistemit të klimatizimit dhe ventilimit në Pallatin e Drejtësisë, me qëllim që të evitohen problemet që janë shfaqur. Ju njoftojmë se pas ndërhyrjes së epikës atje, gjendja përgjithësisht është duke u përmirësuar në Pallatin e Drejtësisë dhe  përkundër temperaturave  të larta, gjendja në këtë objekt do të monitorohet në vazhdimësi, me qellim të funksionalizimit të plotë të sistemit për stabilizimin e temperaturave”, thuhet në përgjigjen nga MPB-ja.

Por, pavarësisht ndërhyrjeve temperaturat në hapësirat ku ndodhen institucionet e drejtësisë, kanë vazhduar të jenë të larta.

Antigona Uka Latifi, zëdhënëse e Gjykatës Supreme, thotë se pavarësisht gjendjes me temperatura të larta, ata kanë mbajtur seancat e parashikuara për sot.

“Sot e kemi mbajtë edhe një seancë të përgjithshme të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës SUpreme dhe atyre të dhomës së Posaçme, ajo është zhvilluar në një temperaturë 31 gradë, mirëpo qëllimi ka qenë që të mos shtyhet se kanë qenë disa çështje me rëndësi për tu vendosur”, ka thënë ajo.

Ajo tutje shton se pas autorizimit nga KGJK-ja, kryetari i gjykatës është duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe më pas do vendoset për zhvendosjen e stafit.

“Kryetari ka vendosur që të vlerësohet në bazë të autorizimeve të KGJK, të vlerësohet gjendja e përgjithshme, sot në përgjithësi zyrat e kanë këtë situatën 28-27 grad shumica, por ka zyra që i kanë edhe ka 31-32 gradë, do të shikohet mundësia që ai staf ose të zhvendoset përkohësiosht në ndonjë zyre tjetër”, ka thënë Antigona Uka Lutfiu – Zëdhënëse e Gjykatës Supreme.

Por, vendimi i KGJK-së, po shihet i paarsyeshëm nga avokati Musa Damati, i cili thotë se me këtë dëmtohen qytetarët.

“Një vendim i tillë për të reduktuar punën unë mendoj se është në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të taksapaguesve e aaq më tepër kur nuk kemi ndonjë gjendje të shpallur të jashtëzakonshme, apo emergjencë shëndetësore nga ana e organeve kompetente, mendoj se një cështje e tillë nukë shtë në dobi të qytetarëve”, ka deklaruar Damati.

Nuk është hera e parë që Pallati i Drejtësisë ka probleme me paisjet e klimave. Gjatë dimrit shumë seanca gjyqësore kishin dështuar shkaku i mungesës së ngrohejve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama u shmanget gazetarëve, përdor Rakipin e Kamzës për tu kamufluar

Story i radhës

​Henderson u jep lamtumirën tifozëve të Liverpoolit me fjalë emocionuese

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë